Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF Sunday League mbyll kampionatin e rregullt, përcaktohen çiftet e fazës finale

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF Sunday League mbyll kampionatin e rregullt, përcaktohen çiftet
FSHF Sunday League

Është mbyllur java e 15-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt në FSHF Sunday League, duke përcaktuar skuadrat që do të vijojnë garën në tre fronte: për titullin kampion, për Kupën Oktapus dhe për Kupën e Mirënjohjes.

Pas përfundimit të fazës së rregullt, tashmë janë zbardhur përballjet direkte që do të vendosin fatin e çdo ekipi deri në finalet e mëdha.

Për titullin kampion do të përballen:

BARRIKADA – JATA MARKET

VILA L – DYMBEDHJETA

FC TIGRES – PRIMO

DOMJA – 3 LIONS

DAJTI – ANTIGONEA

LUMINESEN – STORM

ATS – IMMI

ALPHA CROSSFIT – M&D

Këto skuadra do të luftojnë për Kupën e Kampionit, në ndeshje direkte eliminatore deri në përcaktimin e finalistëve.

Për Kupën Oktapus shorti ka rezervuar këto përballje:

FRIENDS TEAM – ELSO

CONFUCIUS – COCA COLA

LEGJENDAT – TIRANA E RE

ALBAMER – MALLAKASTRA

Ndërsa për Kupën e Mirënjohjes do të përballen:

IMPLANT SWISS – VIBES

MESSER – JU AR PLAST

RAIFFEISEN – HAPPY DENT

FB PASSION – FUTURA DENT

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me sistem përballjeje direkte, ku çdo sfidë do të jetë vendimtare deri në përcaktimin e finaleve në të tre kompeticionet.

Me mbylljen e kampionatit të rregullt, FSHF Sunday League hyn në fazën më emocionuese të sezonit, aty ku çdo detaj dhe çdo rezultat do të ketë peshë vendimtare në rrugën drejt trofeve.

Poll

Lexo gjithashtu