
Drejtoresha e RTSH-së, Eni Vasili dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij, Drejtoreshën e RTSH-së, Eni Vasilin dhe Kryetarin e Këshillit të RTSH-së, Fatjon Hoxhallin.
Takimi është zhvilluar në ambientet e zyrave të FSHF-së. Ndërkohë që presidenti Duka thekson se fokus i diskutimeve në këtë takim, ishte rritja e standardeve të transmetimit të kampionatit shqiptar.
Postimi i Armand Dukës:
Sot mirëprita në një takim Kryetarin e Këshillit të RTSH, z.Fatjon Hoxhalli dhe Drejtoreshën e RTSH, znj. Eni Vasili. Fokusi i diskutimit ishte rritja e standardeve të transmetimit të kampionatit, në mënyrë që emocionet e futbollit shqiptar të shijohen me cilësinë më të lartë në çdo shtëpi.
Poll