
Kombëtarja shqiptare U-14
Kombëtarja shqiptare U-14 nis grumbullimin të dielën, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, që do të luhen më 17 dhe 19 qershor.
Trajneri i Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, ka grumbulluar 20 lojtarë. Vetëm 4 futbollistë vijnë nga klube jashtë vendit si Atromitos FC, Empoli, Lazio dhe Padova, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë pjesë e akademisë së FSHF-së “Elite Youth Development Academy”.
Ndeshja e parë Shqipëri U14 – Maqedoni e Veriut U14 është programuar të luhet më 17 qershor, në orën 17:00, në stadiumin “Skënderbeu”, Korçë. Ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, Ohër.

LISTA
Poll