Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Do të përballen në Stamboll, FSHF ZYRTARIZON 2 ndeshjet miqësore të Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Do të përballen në Stamboll, FSHF ZYRTARIZON 2 ndeshjet
Kombetarja shqiptare e vajzave

Pas suksesit në fazën play-out të UEFA Nations League ndaj Qipros, ku Kombëtarja e vajzave siguroi qëndrimin në Ligën B, skuadra shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Turqisë.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes FSHF-së dhe Federatës Turke, është rënë dakord që të dyja ndeshjet të zhvillohen në Stamboll më 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, më 28 nëntor në ora 14:00 ndërsa përballja e dytë do të luhet në të njëjtën orë, më 1 dhjetor në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.

Turqia konsiderohet një rivale direkte për ekipin tonë kombëtar. Për këto miqësore, stafi teknik kuqezi synon të afrojë disa futbolliste të reja me origjinë shqiptare që aktivizohen jashtë vendit.

Turqi vs Shqipëri
28 nëntor, 14:00 (CET), Stadiumi “Necmi Kadıoğlu”

Turqi vs Shqipëri
1 dhjetor, 14:00 (CET), Stadiumi “Yusuf Ziya Öniş”

Do të përballen në Stamboll, FSHF ZYRTARIZON 2 ndeshjet
 

 

Poll

Lexo gjithashtu