Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Kemi bërë një hap të madh”, Sylvinho tregohet modest: Kemi edhe dy ndeshje që na presin

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi bërë një hap të madh”, Sylvinho tregohet
Sylvinho

Kombëtarja shqiptare triumfoi ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e sotme në Leskovc. Në përfundimin e sfidës, trajneri i kombëtares Sylvinho doli në prononcim për mediat.

“Jemi shumë afër kualifikimit dhe është një moment shumë i bukur për kombin tonë. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët edhe për ata që nuk kanë luajtur. Kemi bërë një hap shumë të madh përpara, por kemi edhe dy ndeshje të rëndësishme ndaj Anglisë dhe Andorrës që na presin.

Kemi zgjedhur Uzunin sepse kemi parë Bajramin dhe Hoxhën në ndeshjet e mëparshme. Është bërë një punë e madhe për gjashtë ditë për të shkuar në këtë moment që lojtarët të shkojnë tek fitorja.

Kemi pasur një moment shumë të vështirë në lartësi ku Vlahovic na rrezikoi shumë”, u shpreh Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu