
Kombetarja shqiptare
Institucioni më i rëndësishëm futbollistik në botë, FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen e kombëtareve. Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho ka fituar 5 pozicione, konkretisht nga vendi i 66 në të 61.
Aktualisht grumbullojmë 1.421 gjithsej. Dy fitoret e tetorit kanë pasur impakti të menjëhershëm në këtë progres. Por ajo që vlejti më shumë ishte triumfi historik në Leskovc, i cili na afron me fazën “play-off” të “Botërorit 2026”.
Rritje “galopande” ka bërë edhe Kosova. “Dardanët” kanë fituar plotë 7 pozicione, duke u renditur të 84, me 1.284 pikë në totalë.

Renditja e FIFA-s
Poll