Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Fillimisht në Durrës dhe më pas në “Shtëpinë e Futbollit”, zbulohet kur Kombëtarja nis grumbullimin

Shkruar nga NEWSPORT
Fillimisht në Durrës dhe më pas në “Shtëpinë
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin qershor 2 ndeshje shumë të rëndësishme, të cilat janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Fillimisht kuqezinjtë do të presin Serbinë në “Arenën Kombëtare” me 7 qershor në orën 20:45 dhe vetëm 3 ditë më pas do të luajnë në transfertë ndaj Letonisë.

Për këto sfida, ditën e djeshme Sylvinho publikoi edhe listën e të grumbulluarve. Braziliani do të ketë të gatshëm 27 futbollistë, të cilët do t’i përdorë në këtë 2 përballje. Tashmë pas listës është mësuar edhe kur ekipi do të nisë zyrtarisht përgatitjet për serbinë.

Ditën e nesërme mësohet se një pjesë e futbollistëve do të vihen nën urdhrat e Sylvinhos në Durrës, ndërsa grupi pritet të plotësohet ditën e dielë, ku më pas përgatitjet do të zhvendosen në “Shtëpinë e Futbollit”. Kristjan Asllani dhe Arlind Ajeti mund të bashkohet me ekipin pak më vonë për shkak se mesfushori do të luajë me 31 maj në finalen e Champions League, ndërsa mbrojtësi do të jeti i angazhuar në kampionatin turk.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga