
Andi Janjeva
Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjen në qytetin e Durrësit për ndeshjen përballë Serbisë. Kuqezinjtë po stërviten nën drejtimin e Sylvinhos, por grupi ende nuk është i plotë.
Megjithatë, nga lista kemi parë që në ekip janë plot 9 mbrojtësa. Por, Sylvinho nuk ka të “ngopur” me lojtarë difensiv. Newsport ka mësuar se edhe ylli i Partizanit, Andi Janjeva i është bashkuar Kombëtares shqiptare.
Pas një sezoni pozitiv me Partizanin, 22-vjeçari do të stërvitet me kuqezinjtë sot dhe nesër, pasi Sylvinho i ka dhënë shansin që të tregojë veten krah yjeve të Kombëtares. Një shans mjaft i mirë për Janjevën, i cili mund të bëjë për vetë teknikun brazilian.
Poll