Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Autogol? Jo, shënova unë me gjoks”, Rey Manaj i kthehet keq gazetares: Po luajmë për Botëror, normal që është e vështirë të bësh gol  

Shkruar nga NEWSPORT
“Autogol? Jo, shënova unë me gjoks”, Rey Manaj i kthehet
Rey Manaj

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit. Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1. Në përfundim të këtij dueli ka folur edhe Rey Manaj.

“Normalisht isha i kënaqur kur shënuam golin e 0-1. Por pastaj si mori ndeshja, nuk ishim shumë të përqendruar. I thashë çunave, më mirë ta hidhnim topin sipër. Ndodhin edhe këto situata, por të ulim kokën, të përmirësohemi dhe të arrijmë objektivin në këto eliminatore. Autogol apo gol? Besoj se e prek unë në fund me gjoks. Megjithatë, rëndësi ka Shqipëria”, tha Manaj.

Ilda Bejleri: E vështirë të shënojmë?

Rey Manaj: Sepse po luajmë për Kupën e Botës, normal që është e vështirë të shënosh gol. Futbolli nuk luhet me matematikë, sepse Letonisë që është më poshtë në renditje t’i shënosh 5 gola dhe Serbisë që është më mirë, t’i shënosh më pak. Mund të jetë ngarkesa. Erdha me presion të madh në ndeshjen me Serbinë. Kjo është pjesë e futbollit. Do stërvitemi të bëjmë gol në ndeshjet e tjera.

Edmond Kapllani: Pse e keni të vështirë të godisni portën?

Rey Manaj: Është e drejtë, pasi e kemi gjetur pak portën. Por Letonia qëndron me 5 mbrojtës, është e vështirë të marrësh topin dhe të gjesh portën. Është pakëz e vështirë që të gjesh portën gjithmonë. Do provojmë të përmirësohemi, ishalla ndeshjet që vijnë të bëjmë më mirë, të marrim më shumë pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga