
Kombëtarja shqiptare gjatë këtij muaji do të luajë 2 ndeshje. Fillimisht me 5 shtator, ora 18:00 do të përballet me Gjibraltarin dhe mes tyre do të luajnë një miqësore, e cila do të shërbejë si parapërgatitje për sfidën e ardhshme.
Ndërsa 4 ditë më pas do të presin në “Air Albania” Letoninë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Përballje që do të startojë në orën 20:45.
Padiskutim që kuqezinjtë e Sylvinho janë të dënuar vetëm për fitoren, por statistikat e dueleve direkte mes tyre tregojnë për vështirësinë e kësaj përballjeje. Në 5 përballjet e tyre në të kaluarën, Kombëtarja shqiptare nuk ia ka dalë të sigurojë asnjë fitore.
5 sfida të gjitha kanë përfunduar në barazim mes tyre. skuadrat kanë mundur të shënojnë nga 5 gola. 2 sfida kanë përfunduar 1-1 mes tyre, 2 takime të tjera janë mbyllur 0-0 dhe vetëm një përballje ka përfunduar 3-3.
Këot statistika “detyrojnë” kuqezinjtë që në ‘Air Albania” të luajnë vetëm për 3 pikët dhe të synojnë të thyejnë “tabu” ndaj Letonezve dhe të sigurojnë fitoren e parë ndaj tyre. Një fitore që do të vlente shumë në rrugëtimin e skuadrës për në Kupën e Botës 2026.
