 
Sylvinho
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin nëntor. Kuqezinjtë saktësisht do të përballen me Andorrën në transfertë më 13 nëntor dhe do të presin në “Air Albania” Anglinë më 16 nëntor.
Duele këto shumë delikate dhe që do të vendosin për fatet e ekipit tonë për në Kupën e Botës. E kur jemi vetëm pak ditë nga këto sfida, tashmë është mësuar se kur Sylvinho do të publikojë listën.
Me kuriozitet pritet të mësohet se kush do të jenë të grumbulluarit e brazilianit. Dhe gjithçka do të merret vesh ditën e premte. Saktësisht më 7 nëntor në orën 10:00 do të publikohet lista e fundit për këto kualifikuese.
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       