Shqiperia kalon edhe Uellsin me penallti 4:2
Në Qipro vazhdojnë ndeshjet e turneut Uefa Development 2017 ku merr pjesë edhe skuadra kombëtare U-17 e Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit Mustedanagiç.
Pas ndeshjes së parë, edhe në takimin e dytë, skuadra kombëtare ka shmangur humbjen, ndërsa sot ka fituar me penallti 4:2 kundër Uellsit.
Siç njofton edhe zyra për shtyp e FSHF-së, trajneri Mustedamagiç hodhi në fushë këtë formacion: L.Malaj, I.Rabija, K.Malo, A.Jazxhi, A.Sadikaj, B.Ibrahimi, V.Mehmetaj, A.Mehmeti, B.Morina, A.Cejku, E.Muratu.
Në dispozicion të trajnerit të Shqipërisë U17 ishin: M.Kodra, A.Doda, K.Muho, K.Bozhanaj, G.Arapi, R.Gjurkaj, R.Xhahysa, E.Mehmetaj, E.Shima.
Sipas rregullores, ekipi që fiton me penallti merr 2 pikë dhe ekipi që humbet me penallti merr 1 pikë. Pas ndeshjeve të para Shqipërië është në vend të parë me 4 pikë, e ndjekur nga Qipro dhe Uellsi me 3 pikë e San Marino 2 pikë.
[caption id="attachment_105356" align="alignnone" width="640"] Shqiperia U17[/caption]