
Mbledhja e sotme e UEFA-s është zhvilluar me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave anëtare, ku për Shqipërinë ka qenë i pranishëm Ilir Shulku. Nuk ka pasur asnjë vendim, por ka qenë një seancë e karakterit informues pasi të enjten do të jenë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që do të vendosin fatin e futbollit. Mësohet se të gjithë “njëzëri” kanë shprehur bindjen dhe dëshirën e tyre për të mos mbyllur këtu kampionatet Kombëtare apo edhe Kupat e Europës.
Gjithashtu rëndësi e veçantë u është dhënë edhe ndeshjeve të Kombatereve teksa drejtuesit e UEFA-s kanë në tavolinë tre prepozime. Të enjten duhet të zgjidhet se kur ekipet përfaqësuese mund të luajnë ndeshjet e tyre, ndërsa më poshtë janë 3 periudhat e diskutuara ditën e sotme:
1. Të gjitha ndeshjet të luhen shtator, tetor dhe nëntor
2. Të gjitha ndeshjet të luhen në tetor dhe nëntor
3. Të gjitha ndeshjet të luhen në nëntor