Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

100 vite kryeqytet, fanelat bardheblu dhe "Air Albania Stadium" pushtojnë gjimnazin "Petro Nini Luarasi"

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana feston këtë vit 100-vjetorin, ndërsa gjimnazi "Petro Nini Luarasi" 60-vjetorin e krijimit. Në këtë ditë të veçantë, në një nga shkollat më në zë të kryeqytetit, është organizuar një festë ku vendin kryesor e zinte tradita tiranase.

Veç kostumeve me motive popullore, në sy binin edhe fanelat e rrështuara të ekipit bardheblu. Që nga bluzat e para, e deri te kjo e sotmja me sponsor teknik "Uhl Sport".

Ndërkohë në qoshe qëndronte "Air Albania Stadium", një nga impiantet më moderne të Ballkanit, vlerë e shtuar për kryeqytetin. Më poshtë mund të shihni disa nga fotot e siguruar nga Newsport.al në festën e organizuar në gjimnazin "Petro Nini Luarasi".

Poll

Lexo gjithashtu