
Ai gol i Pajet në minutën e 5-të shtesë ndaj Francës, ai gol në pozicion jashtë loje i turqve dje ndaj çekëve, ato raste të humbura nga vetë ne në të trija ndeshjet në grup, ato raste të humbura nga Çekia në ndeshjen e djeshme, fatkeqësisht na ndëshkojnë shumë rëndë. E pamerituar për lojërat që kemi zhvilluar në Francë 2016, në pjesëmarrjen tonë të parë historike në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Mëkat të kthehemi në shtëpi kaq shpejt, sepse vendet e tjera të treta nuk kanë bërë asgjë më shumë, përkundrazi. Fati na ka ndëshkuar deri tani, edhe pse misioni mund të quhet i kryer. Por ku i dihet, ndoshta na ndihmon sot. Mund të ndodhë mrekullia; Italia të marrë rezultat pozitiv, Belgjika mund të fitojë dhe Portugalia mund të “hipnotizohet dhe të humbasë me Hungarinë. Me shumë gjasa do të mbetemi jashtë thjesht dhe vetëm për një gol më shumë që e pësuam apo për një tjetër që nuk e shënuam ne dhe të tjerët. Ky është një mëkat i madh. Ja çfarë duhet të ndodhë sot, që të kalojmë më tej:
Itali – Irlandë 1x
Belgjikë – Suedi 1x
Hungari – Portugali 1
Islandë – Austri 1x2