
Kaluan vitet më të arta të karrierës me Tiranën. Dhe pas aventurës më bardheblutë udhëtuan jashtë vendit. Bëhet fjalë për dy sulmuesit Ernest Muçi dhe Redon Xhixha.
Muçi i cili është një prodhim i akademisë së Tiranës u transferua në shkurt të viti 2021 tek Legia Warszawa. Përsa i përket Xhixhës, ky i fundit ishte pjesë e Tiranës në sezonin që lam pas teksa u transferua drejt skuadrës azere, Qarabag.
Ditën e stme dy ish-at e Tiranës kanë zhvilluar një miqësore mes tyre me skuadrat respektive. Në fund të takimit ishte skuadra e Ernest Muçit ajo që triumfoi me shifrat 2-0. Dy futbollistët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në këtë takim.
Poll