Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy opsione, Luftëtari në pritje të zgjedhjes së stadiumit

Shkruar nga NEWSPORT
Dy opsione, Luftëtari në pritje të zgjedhjes së stadiumit

Luftëtari arkivoi humbjen me Teutën, ndërsa nesër do të nisë përgatitjet për takimin kundër Tiranës, i cili është për llogari të javës së tetë të kampionatit.

Ky takim duhet ta gjente në shtëpinë e tij ekipin gjirokastrit, por koha jo e mirë e ditëve të fundit ka ndikuar edhe në ecurinë e punimeve që po bëhen në stadium.

Kjo gjë ka detyruar drejtuesit të kërkojnë një tjetër fushë me qira për javën e tetë, për të zhvilluar ndeshjen e planifikuar në fushën e tyre.

Përjashtohet pista e Vlorës, ndërsa burime pranë klubit bluzi për "newsport.al" tregojnë se ndeshja mund të zhvillohet në "Adush Muçaj" të Ballshit ose në Peqin. Në të dy stadiumet e përmendur më sipër Luftëtari ka luajtur më parë, ku në Ballsh fitoi me Laçin dhe në Peqin barazoi me Vllazninë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga