Drejtuesit e klubit korçar tashmë kanë marrë të gjitha masat për të bërë të mundur evitimin e dënimit të mundshëm nga UEFA me 10 vjet nga Europa dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh. Lidhur me këtë, drejtuesit e klubit kanë bërë zgjedhjen e tyre lidhur me studion ligjore që do mbrojë Skënderbeun.
Studioja ligjore që korçarët kanë zgjedhur, quhet "De PFYFER", e cila drejtohet nga avokati Zhan-Sedrik Mishel (Jean-Cedric Michel). Studioja ligjore në fjalë është një nga më të njohurat në shtetin helvet.
Studioja ligjore "De PFYFER" është krijuar që në vitin 1958 nga avokatë të njohur. Kjo studio ligjore kryen funksione të ndryshme në kuadër të shoqatave profesionale, akademike apo dhe ekonomike dhe me federatat sportive që si pjesë e Komiteteve Zyrtare të Shtetit, Bordit të Shoqatës së Avokatëve të Gjenevës dhe Komisionet Mbikqyrëse.
Sa i përket karrierës së avokatit Michel, zbulohet se ai ka lindur në Gjenevë në datën 19 prill të vitit 1963. Është një ndër avokatët më me eksperiecë sa i përket fushës së gjykatave sportive. Ai mbahet mend nga të gjithë si fituesi i dy gjyqeve historike kundër OKB-së.
