Futbolli në Shqipëri është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së Covid-19. Klubet kanë marrë miratimin se nga dita e hënë mund të rinisin stërvitjet, ndërsa ndeshjet janë programuar për t’u nisur në fillim të muajit qershor. FSHF-ja ka gjetur akordin me të gjitha skuadrat, por mungon “drita jeshile” nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.
Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu duke parë rritjen e rasteve me Covid-19 në Shqipëri u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e të qendrojnë në shtëpi në mënyrë që vendi të mos kthehet sërish i mbyllur.
Ditën e sotme, Manastriliu që edhe pse u ka bërë thirrje njerëzve të qendrojnë në shtëpi, ka preferuar vetë ta kalojë fundjavën në bregdet e kryesisht në Golem të Durrësit.
Në një foto të siguruar nga Newsport.al shihet që Ministria është duke dalë shëtitje së bashku me dy gocat e saj, ndryshe nga ato që deklaron në media. Për futbollin në vend nuk ka ende një përgjigje zyrtare edhe pse FSHF-ja ka zhvilluar deri më tani dy takime me Qeverinë, ndërsa duhen ende ditë për të marrë "dritën jeshile".
