Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Tifozat Kuqezi" nuk ndryshojnë mendje: S'vijmë në stadium, na trajtuan si terroristë

Shkruar nga NEWSPORT
"Tifozat Kuqezi" nuk ndryshojnë mendje: S'vijmë në

Pavarësisht thirrjes së FSHF-së përmes një letre të hapur për rikthimin e "Tifozave Kuqezi" në sfidat në shtëpi të Kombëtares, anëtarët e këtij tifo-grupi nuk pranojnë të ndryshojnë mendim.

Trajtimi aspak i përshtatshëm nga ana e policisë në sfidën e fundit kundër Izraelit në "Elbasan Arena", por edhe rastet e kaluara me uniformat blu kanë detyruar "TKZ-në" që të marrë këtë vendin drastik, ndërsa Kombëtaren do të ndjekin vetëm në ndeshjet jashtë Shqipërisë, duke pohuar se jashtë vendit tonë ndihen të respektuar në stadium.

Gerti Peshkopia, një nga anëtarët më të vjetër të TKZ-s, për “Supersport” është shprehur: “Është shtruar represion shumë i madh. Këto masa janë vazhdimësi, Me cilindo ekip janë të tilla masa, që tejkalojnë çdo lloj norme”.

Përfaqësuesi aktual i Tiranës, Gentian Xhengo, është në të njëjtën vijë me Peshkopinë.

“Kanë nisur që me Portugalinë, duke vijuar me Serbinë dhe në vijim, ku na janë lejuar bluza me simbole të ndryshme kombëtare”.

Sajmir Çollaku më tej kërkon një trajtim normal të tifozëve, dhe jo t’i konsiderojnë ata si terroristë.

“Nuk jemi terroristë. Shkojmë në stadium për të mbështetur kombëtaren. Kërkojmë trajnim tepër moral. Më mirë trajtohemi jashtë vendit”.

Në fund Peshkopia është i qartë, duke deklaruar se nëse policia nuk largohet nga tribunat, atëherë bojkoti do të mbetet në fuqi. Gjithashtu edhe në lidhje me ndalimin e simboleve, ata kërkojnë të gjendet zgjidhja edhe për këtë problem.

“Federata ka pjesën e vet, dhe me ta do të merremi në një moment tjetër. Për momentin gjithçka kërkojmë është që të mos ketë polici në tribuna. Ata mund të ndërhyjnë në incidente të caktuara. Bojkoti mbetet në fuqi për çdo ndeshje të Shqipërisë brenda, edhe pse vendimi i përket kryesisë”.

“Kërkesë tjetër është lejimi i bluzave me simbole kombëtare. Nuk ka arsye të na hiqen bluzat. Në asnjë vend nuk ndodh kjo”.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu