
Myrto Uzuni është një nga lojtarët që është ftuar në Kombëtare nga trajneri Sylvinho. Sulmuesi beratas po shkëlqen me Granadan në Spanjë, por siç duket edhe jashtë fushe.
All - Paragraf - 3
Disa ditë para ndeshjes së kuqezinjve me Poloninë, është e dashura e tij, Uarda që ka publikuar një video në rrjetet sociale. Lojtari i përfaqësueses sonë shfaqet në “sulm”, në momente të nxehta me partneren e tij.
Ndërkohë në sfond është vendosur kënga e Elvana Gjatës “Kuqezi”. Kujtojmë që Shqipëria do të luajë në datën 27 mars në Varshavë me Poloninë, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.
Poll