
LIVE:
Serbi 0 – 1 Shqipëri (Manaj 45+1)
Kombëtarja shqiptare ka triumfuar mbrëmjen e sotme përballë Serbisë me rezultatin vendimtar 1-0. Goli i Rey Manajt në fundin e pjesës së parë i dha këtë fitore të çmuar kuqezinjve sonte në Leskovc.
Në fragmentin e dytë të takimit serbët provuan në shumë raste të barazonin rezultatin, por disa pritje vendimtare të Strakoshës kontribuan në fitoren e madhe të Kombëtares.
Aktualisht Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë të klasifikimit me 11 pikë. Ndësa Serbia mbetet e treta me shtatë pikë të grumbulluara me një ndeshje më pak se kuqezinjtë.
63' Vlahovic shpërdor flagarant për gol
46' Nis pjesa e dytë
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Serbisë në Leskovc me rezultatin minimal 1-0. Goli i kuqezinjve u realizua nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë.
Kujtojmë se sumluesi i Al Sharjah ishte pikërish ai që gaboi në Tiranë nga pika e bardhë përballë serbve. Ndërsa sot i ndëshkon ata duke hequr një barrë të rëndë.
45+1’ GOOOOL SHQIPËRIA! Realizon Rey Manaj. Ylli i sulmit çmend të festë kuqezinjtë me një supergol ndaj serbve
22’ Rast i mirë për kuqezinjtë me Mitajn që kroson drejt zonës, mbrojtësit devijojnë gabimisht drejt portës, por Petrovic e shpëton
18’ Probleme për Juljan Shehun, një top i goditur drejt tij e lëndon
1’ Starton përballja në Leskovc, Shqipëria kërkon fitoren përballë Serbisë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Serbia (3-4-1-2): Petrovic; Milosavljeviç, Veljkovic, Pavlovic; Maksimovic, Stankoviç, Zivkovic, Kostic; Samardzic; Vlahovic, Mitroviç. Trajner: Dragan Stojkovic
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Uzuni, Manaj. Trajner: Sylvinho
Kualifikueset e Botërorit: Raundi i 6-të
Stadiumi: “Dubočica”
Arbitër: István Kovács