
Champions League rikthehet në mesjavën që vjen dhe të gjithë janë të emocionuar dhe të mbushur me kureshtje se kush do jenë ekipet që do ia dalin mbanë dhe do i afrohen finales së Kievit. Por duket se për dikë si Karembeu nuk ka aspak dyshime. Ish-mesfushori francez është i bindur se Real Madrid do ia dalë sërish mbanë dhe do jetë në finale dhe këtë sezon.
Ai tha: "Mos ma bëni këtë pyetje. Vetëm Real Madrid mund ta fitojë Champions League. Nuk e di se kush do luajë në Kiev përballë Real Madrid, por di të them se Reali do jetë atje dhe do jetë fitues sërish i Champions League.
Poll