Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shtyhet sërish inagurimi i “Kukës Arena”, verilindorët zgjedhin stadiumin për ndeshjen ndaj Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Shtyhet sërish inagurimi i “Kukës Arena”,

Kukësi nuk do të luajë as këtë javë në stadiumin e ri. Verilindorët shpresonin shumë që viti 2022 t’i gjente në impiantin e ri “Kukës Arena” dhe përballja ndaj Dinamos të luhej në shtëpi, por një gjë e tillë nuk do të ndodhi.

Fusha e stadiumit të Kukësit nuk është ende gati dhe specialistët kanë kërkuar që inagurimi të shtyhet edhe për disa ditë tjera në mënyrë që të mos krijohen probleme në të ardhmen. Moti i ftohtë, shirat dhe reshjet e dëborës kanë bërë që procesi i barit të eci me ritme të ngadalta.

Kukësi do të përballet ndaj Dinamos, ditën e shtunë në orën 16:45 dhe ka zgjedhur që këtë takim të zhvillojë në “Elbasan Arena”. Prej kohësh, verilindorët po luajnë nga një stadium në tjetrin dhe siç duket ky “emigrim” do të vazhdojë edhe për pak javë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga