Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Krenar për këta djem e këta tifozë”, Armand Duka ruan euforinë: S’është koha për festë, presim Poloninë në ‘Air Albania’

Shkruar nga NEWSPORT
“Krenar për këta djem e këta tifozë”, Armand

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur krenarinë e tij për Kombëtaren tonë pas barazimit historik në Pragë me Republikën Çeke.

All - Paragraf - 3

Duka ka falenderuar lojtarët për atë që dhanë në fushë, trajnerin Sylvinho si dhe mijëra tifozët që ishin prezent sonte në stadium duke mbështetur “Kombëtaren e zemrës”. Kreu i FSHF thotë se djemtë tanë na emocionuan lojën, paraqitjen e tyre dinjitoze dhe rastet e krijuara, por “nuk është koha për të festuar ende”.

Shqipëria ka edhe “katër finale” në lojë, nga të cilat më e rëndësishmja është ajo e radhës ndaj Polonisë, të dielen e 10 shtatorit në stadiumin “Air Albania”. Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për “të vetmen ëndërr” që të gjithë kemi: Kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7