
Albion Rrahmani
Albion Rrahmani shënoi gol fantastik me ekipin e Sparta Prague. Shqiptari i Kosovës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22’. Finalizimi i sulmuesit erdhi në një stil të veçantë, alla “Ibrahimovic” ndaj Mlada Boleslav, e përfunduar me shifrat 3-2 për Spartan.
Pas ndeshjes, Rrahmani u përzgjodh “Lojtari i ndeshjes” sipas “SofaScore”, me notën 8.1. Futbollisti i përfaqësues së Kosovës e ka nisur me “këmbën e mbarë” sezonin e ri.
Duhet thënë se Rrahamni ka dalë nga akademia e Llapit, ndërsa e ka vazhduar kalvarin e “pjekurisë” profesionale te Minatori, Bashkimi, Malisheva, Ballkani, Rapid 1923 dhe tashmë te Sparta Pargue.
Poll