Ngjarja dramatike ka ndodhur në sfidën e EURO 2020, mes Danimarkës dhe Finlandës. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Christian Eriksen bie në tokë pa ndjenja duke pësuar arreskt kardiak. Momente paniku, tmerri dhe shokuese për të gjithë lojtarët në fushë të Danimarkës, që luten për shokun e skuadrës.
Në fushë e shokuar u fut edhe gruja e Eriksen që shpërthen në lot, ndërsa në ato momente ndërhyri kapiteni Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel që ngushëllojnë gruan e Eriksen. Pas disa minutash duke I bërë masazh kardiak, Eriksen doli nga fusha në gjendjen të stabilizuar dhe I vetdijshëm e më pas u dërgua në spital për kontrolle të detajuara.

Poll