Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Derbi nuk ka nevojë për karikim", HALILI s'bën llogari: Le të fitojmë çdo ndeshje, kam një lajm të madh për Seferin

Shkruar nga NEWSPORT
"Derbi nuk ka nevojë për karikim", HALILI s'bën

Tirana po zhvillon një sezon me ulje-ngritje. Në prag të derbit të kryeqytetit mes bardhebluve dhe Partizanit, i cili luhet të enjten, ka folur Presidenti i Tiranës, Refik Halili. Në një intervistë për Sport Plus, ai prek shumë tema, duke filluar që nga titulli, Europa, apo edhe lojtarë specifikë, por edhe diçka për trajnerin Shehi.

Numri një i Klubit nuk është i sigurt 100 përqind për qëndrimin apo jo të sulmuesit Seferi, por ka besim se ai do jetë me kryeqytetasit, edhe për edicionin që vjen. I pyetur për trajnerin Shehi dhe të ardhmen, Halili duket i kënaqur nga puna e teknikut.  

"Në fund të kampionatit do bëjmë analizat e duhura. Në një ekip kur mbaron sezoni, mirë është të mos bëhen shumë ndryshime.  Jam munduar që të bëjmë diçka të mirë. Gjërat nuk shkojnë mirë, por le ta themi që kanë dështuar edhe ekipe të mëdha. Të gjithë e kanë kaluar këtë situatë të keqe të Pandemisë.

Derbi dhe titulli? Rëndësi ka që ne të luajmë. Kjo ndeshje nuk ka nevojë për karikim, pasi derbi është derbi. Shpresoj që ekipi të respektoj klubin. Për të shkuar në Europë, na duhet të fitojmë në çdo ndeshje. Ne kërkojmë që të fitojmë takimin pasi dalim jashtë objektivave. Pjesë e lojës janë të gjitha.

Tifozët? Janë një mbështetje e madhe, jo vetëm për aspektin ekonomik. Tifozëria jonë është më e madhja në Shqipëri. Shpresoj që t'i kemi në stadium.

Për të bërë më të mirë duhet të jemi në Kupat e Europës. Nëse këtu do dështojmë, është një humbje e madhe financiare. Shpresoj që të ecim para. Jemi të gëzuar  për Dinamon, pasi po rikthehet një ekip me tradita. Për ne si klub është një gjë shumë e mirë.  Shpresoj që edhe ne të bëjmë gjënë më të mirë.

E ardhmja? Në ditët në vazhdim do nxjerrim buxhetin. Më pas, do publikojmë edhe disa rinovime.

Seferi? Është një marrëveshje me ekipin e tij. Mendoj se ai do jetë i joni vitin e ardhshëm. Le të shpresojmë që ta kemi përsëri tonin.

Ismajlgeci & Çelhaka- Ne kontratat i kemi 4 vjeçare. Ato janë xhevahir sepse janë moshë e re. Nëse do ketë lëvizje për jashtë Shqipërisë, do i zëvndësojmë me lojtarë të Akademisë.

Trajneri- Unë kur e kam marrë Shehin, e kam marr me dëshirë. Gjatë gjithë viteve kur luante, ishte i thjeshtë. Te klubi jonë, ka bërë mirë. Është një njeri shumë i qetë dhe i kujdesshëm" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu