Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Luftëtari nis merkaton, ish-sulmuesi i Teutës pranë bluzinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Luftëtari nis merkaton, ish-sulmuesi i Teutës pranë

Teksa nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga hapja e merkatos së dimrit, skuadrat e Superiores kanë nisur piketimet për skuadrat e tyre. Në këtë mënyrë edhe ekipi i Luftëtarit që ka shkëlqyer në këto dy faza të para, po mendon për përforcimet e janarit.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që ish-sulmuesi i Teutës, Eri Lamçja është pranë kalimit te bluzinjtë. Mësohet se ka një pëlqim nga të dy palët, por në ditët në vijim pritet të vendoset përfundimisht nëse Lamçja do të nisë aventurën e re në Gjirokastër.

Kujtojmë që 22-vjeçari zgjidhi këtë sezon kontratën me konsensus me drejtuesit e Teutës, ndërsa tashmë me shumë gjasa do t'i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Mlladen Milinkoviç.

[gallery columns="1" size="full" ids="65549"]

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga