
Edmond Dosti është personazh i njohur dhe admirues i Partizanit dhe Laçit. Ai ka qenë më parë lojtar i këtyre dy ekipeve. Por, sot ai beson se fitoren e merr Partizani.
"Partizani dhe Laçi janë dy skuadra mjat të dashura për mua, duke u nisur dhe nga karriera që kam patur me këto ekipe. Ndeshja e sotme më jep një ndjesi të veçantë dhe nuk i dua të keqen asnjërës prej skuadrave.
Duke parë objektivat e tyre dhe renditjen që kanë, të dyjave u duhet fitorja. Partizanit i duhet për të dalë kampion, ndërsa Laçit për të mbijetuar.
Por, mendoj se këtë takim e fiton Partizani, i cili është i përfshirë në "luftën" për titullin kampion", u shpreh Dosti.
"Jam ndoshta i vetim që kam denoncuar më parë që Partiznain po e sulmojnë nga të gjitha anët. Kam dhënë edhe emra dhe kjo tashmë është vërtetuar nga ndodhitë që kanë ndodhur së fundmi. Mendoj se Partizani nuk duhet të merret më me deklarata dhe me banditët e futbollit, por të futet në fushë për të fituar dhe duhet të përqëndrohen në objektivat e tyre.
Ajo që nuk kapërdihet në fat nga kjo histori, është që dalin japin moral ekipe të përlyera nga trukimet. Skënderbeu ju e dini që u dënua ndërkombëtarisht për trukime ndeshjes. Kjno është e papranueshme për mua si futbollist", përfundoi ish-sulmuesi.