Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Nuk kemi çfarë të humbim", Rustem Hoxha analizon miqësoren ndaj Vllaznisë dhe sfidën në Europa League: Granda ekip i vështirë, do të tentojmë kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk kemi çfarë të humbim", Rustem Hoxha analizon

Vllaznia arriti të merrte një fitore minimale 1-0 ndaj Teutës. Sfida miqësore e luajtur në "Loro Boriçi" u vulos nga brazilian Da Silva që në fund të pjesës së parë gjetin rrugën e rrjetës. Në fund të ndeshjes për "RTSH Sport", Rustem Hoxha foli për sfidën ndaj Vllaznisë si dhe për përballjen ndaj Grandas në Europa League.

All - Paragraf - 3

 "Në këto ndeshje nuk ka rëndësi rezultati, por loja. Mendoj se bëmë një lojë të mirë, jo aty ku e donim, por besoj të mirë. Granda është një kundështar I vështirë pasi vjen nga La Liga dhe të gjithë e dimë se çfarë kampionati është spanjolli. Ne do të futemi në fushë pasi nuk kemi çfarë të humbim. Atmosfera është shumë e mirë pasi kemi kaluar një tur dhe me afrimet e reja do ta ndihmojnë shumë pasi janë edhe djem të mirë.

Çdo humje është disfatë, por Granda është skuadër e fortë dhe ne shpresojmë që ta kalojmë këtë tur. Teuta ka grupin e fortë dhe kjo është forca jonë ashtu si sezonin e kaluar. Jam I lumtur që jam te Teuta pasi është shtëpia ime dhe skuadra e zemrës sime. Shpresoj që edhe këtë vit të vazhdojmë të kemi një mbrojtje të mire".

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7