Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gabime dhe kontestime ndaj arbitrave, ja kujt mund t'ia besojë FSHF sfidën Skënderbeu-Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Gabime dhe kontestime ndaj arbitrave, ja kujt mund t'ia besojë FSHF

Skënderbeu-Tirana është në prag. Super ndeshja e javës së 16-të do të luhet ditën e mërkurë dhe ditën e nesërme, FSHF-ja do të caktojë gjyqtarin që do të drejtojë këtë takim.

Me shumë mundësi do të jetë Enea Jorgji. Gjyqtari nga Elbasani duket favorit, duke parë se Lorenc Jemini është kontestuar për vendimet e tij në sfidën Partizani-Kukësi, sidomos për atë gol të anuluar të Kaleb Ekubanit.

Një gjë e tillë duket se ka ulur kreditet e Jeminit për të gjykuar sfidën Skënderbeu-Tirana.

Ndërkohë që Andi Koçi, arbitri tjetër shqiptar i FIFA-s ka gabuar sot në ndeshjen e Kategorisë së Parë, atë mes Apolonisë dhe Pogradecit, pasi nuk i nxorri kartonin e kuq lojtarit të ekipit fierak edhe pse e ndëshkoi me dy kartonë të verdhë.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7