
Tirana do të luajë të dielën në Laç, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për bardheblutë që duhet të marrin një fitore për të ruajtur diferencën me 2 pikë me Partizanin ndjekës.
Atmosfera në kampin e kampionëve është e qetë pas barazimit të arritur në derbi. Dhe për t’i shtuar më shumë dozat e optimizit, mendojnë Ardit Hila dhe Florent Hasani. Të dy munguan ndaj Partizanit për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve.
Ndërsa në Laç do të rikthehen duke qetësuar disi Orges Shehin që do të ketë më shumë alternativa në dispozicion. Ndeshja Laçi – Tirana është programuar të zhvillohet të dielën në orën 17:00.
Poll