Mbrëmja e djeshme ka qënë mjaft e suksesshme për futbollistët
shqiptarë që aktivizohen në Europë. Thomas Strakosha shkëlqeu në gjysëmfinalen
e dytë ndaj Milanit, e fituar nga Lazio me rezultatin 1-0. Një triumf që i
kualifikoi kryeqytetasit në raundin final të Kupës së Italisë.
Në finalen e Kupës së Turqisë u kualifikua edhe Akhisaspor, skuadër që militon
sulmuesi i kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi. Madje, kavajasi ishte
protagonist në gjysëmfinalen e dytë, ku realizoi golin e vetëm të takimit të
kthimit.
Finale edhe për Astra, me skuadrën e Azdren Llullakut që kaloi pa shumë
probleme CFR Cluj për të luajtur 90 minutëshin e fundit në Kupën e Rumanisë.
Llullaku ishte titullar në barazimin 2-2 në takimin e dytë, por pa mundur të lë
gjurmë. Ndërkohë, ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të
Astra.
