
Ditën e sotme të gjithë tifozët shqiptarë do të jetë “sy e veshë” nga Italia. Kurioziteti nuk ëhstë vetëm për kombëtaren shqiptare, por edhe për kundërshtarët që ndodhen në një grup me kuqezinjtë.
Kështu Italia ditën e sotme do të zbresë në fushën e lojës për të zhvilluar miqësoren e parë para duelit me kombëtaren shqiptare në Euro 2024. Në orën 21:00 në “Stadio Renato Dall'Ara” të Bolognas do të presë Turqinë.
Një sfidë e rëndësishme për Luciano Spallettin që do të testojë të gjithë lojtarët para duelit me kuqezinjtë. Në këtë mënyrë edhe stafi i kombëtares tonë do të jetë duke parë këtë miqësore për të zbuluar pakët se si do të jetë Italia përballë tyre.
Kujtojmë se dueli mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet më 15 qershor në orën 21:00. Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin "Signal Iduna Park" në Dortmund.