Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "Nuk jam larguar nga PARTIZANI", Dritan MEHMETI shuan të gjithë zërat

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Nuk jam larguar nga PARTIZANI", Dritan MEHMETI shuan

Situata te Partizani s'është aspak e qetë. Pas përplasjes së trajnerit Franco Lerda me ndihmësin e tij, Dritan Mehmeti, "topi" ka kaluar në derën e drejtuesve që duhet t'i japin zgjidhje kësaj çështjeje sensitive. Vetëm para pak minutash u publikua një lajm ku bëhej me dije që në seancën e sotme stërvitore nuk ka qenë i pranishëm Mehmeti. Madje theksohej se ai ishte "koka e turkut" për sherrin e ndodhur pas ndeshjes me Kukësin.

Pikërisht për këtë newsport.al kontaktoi vetë Dritan Mehmetin, i cili mohoi kategorikisht se është larguar nga kampionët. Nuk preferoi të jepte detaje të tjera, por shkurtimisht u mjaftua duke deklaruar: "Jo, nuk është e vërtetë që jam larguar", përfundoi ai.

39-vjeçari nuk kërkon të krijojë polemika, pasi fillimisht gjërat zgjidhen brenda familjes. Pritet të ketë një takim mes palëve dhe më pas do t'i jepet zgjidhje. Hë për hë, Mehmeti vijon të jetë pjesë e stafit teknik të kampionëve, ashtu siç ai e konfirmoi vetë një gjë të tillë. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga