
Skënderbeu u eleminua nga Kupa e Shqiprisë pas barazimit me Egnatias teksa kishte humbur ndeshjen e parë në shtëpi. Trajneri Gvozdenovic foli për mikrofonat e Oversport pas ndeshjes.
“Të dyja ndeshjet ishin shumë të mira edhe në Korcë edhe këtu luajtëm hapur. Ne dhamë maksimumin. I urojmë gjithë të mirat Egnatias, një ekip mjaft i mirë. Goli i minutave të fundit ishte një keqardhje për ne. E rëndësishme që bëmë një test për lojtarët e rinj që erdhën.
Ishin shumë të mirë, bënë atë që u kam thën unë. Dhanë maksimumin ndaj një skuadrë të Superiores. Tani fokusohemi vetëm te kampionati. Falenderoj presidentin Takaj pasi më ka dhënë lojtarë të mirë, kemi një grup që mund të arrijë qëllimin e ngjitjes në Superiore.”-tha trajneri.