Kategoria Superiore do të luajë javën e shtatë të kampionatit në dy ditë, të dielën dhe të hënën, por përfundimisht sot është përcaktuar se kur do të luhen përballjet mes skuadrave.
Java e shtatë do të nisë në orën 14:00 ditën e dielë mes Kukësit dhe Korabit dhe do të pasojë në mbrëmje me super-sfidën Tirana - Skënderbeu në orën 17:00.
Tre takimet e tjerë, Teuta - Luftëtari, Vllaznia - Laçi dhe Partizani - Flamurtari do të luhen ditën e hënë. Vetëm takimi që do të zhvillohet në "Reshit Rusi" do të luhet në orën 14:00, ndërsa dy sfidat e tjera do të luhen në orën 17:00.
Poll
