
Nga Senad Nikshiqi
Kam kaluar dy ditë të vështira të karrierës. Nuk ka qenë e lehtë për të përballuar furinë pas atij incidenti të padëshiruar që ndodhi me trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka. Me dhjetra telefonata, sms, biseda e me mijëra komente të çfarë do lloji (pro dhe kundër) deri tek presionet në adresë private të nxitur nuk e di se nga kush. Gjëra që tashmë kanë kaluar përmes komunikimit. Ka disa orë që qetësia po rikthehet vetvetiu, pa i bërë tre ditë siç ndodh zakonisht.
Nuk është për të vijuar protagonizmin ashtu siç ajo që ndodhi me trajnerin nuk ishte për protagonizëm. Preferoj të bëj një sqarim normal duke parë bujën e madhe dhe në rrethe të ndryshme e aq më tepër në media dhe rrjetet e pafundme sociale.
Ajo që dua të bëj dhe që e ndjej përgjegjësi morale, qytetare dhe profesionale është sqarimi për shprehjen që tashmë u kthye në "epike" (me të drejtë) "ça shef". Në fund të intervistës kur trajneri zgjodhi me dëshirën e tij të largohej nga mikrofonat nuk e la me aq por u drejtua me një shikim ironik, një buzëqeshje dhe tundje koke shpërfillëse dhe sytë shigjetë bashkë me gjestikulacionin e papërshtatshëm. Pas kësaj sjellje anormale iu drejtova trajnerit me shprehjen "ça shef" jo për të bërë sherr me të e as në atë kuptim që është marrë por si një përgjigje ndaj shpërfilljes ironike të tij.
Megjithatë kam dinjitetin, karakterin dhe forcën e duhur që për hir të gjithë atyre që janë ndjerë keq, që e kanë keqkuptuar, që nuk i ka pëlqyer, që janë ndjerë të fyer në aspektin qytetar, për të gjithë ata që u është dukur sjellje rrugaçërie edhe pse nuk ishte ai qëllimi, për kritikat pafund, sharjet e deri fyerjet dhe gjithçka tjetër, jam në gjendje të kërkoj një FALJE. Një falje të sinqertë publike për ato fjalë që kishin një tjetër qëllim por që ndërruan destinacion. Një falje në emër të të gjithë atyre që më kanë mbështetur por edhe të gjithë atyre që jo vetëm kanë kritikuar por edhe që nuk kanë lënë gjë pa thënë (shpesh ndoshta me pa të drejtë). Ju kërkoj NDJESË.
"Ça shef" ishte fundi i historisë por edhe pjesa ku gjëja u fokusua masivisht. Përpara asaj shprehje që më duket "epike" trajneri i Vllaznisë pas intervistës në Super Sport bëri një super fyerje për të cilën nuk pranoi të tërhiqej edhe pse klubi Vllaznia foli në emër të Gjokës duke kërkuar edhe faljen. Falje kjo që nuk e ka të njëjtën vlerë ndaj jemi në pritje të trajnerit për t'u tërhequr. Trajneri Gjoka ka një kontratë thuajse të përhershme me Super Sport që do thotë sa herë mbet pa një skuadër, shkon tek studiot sportive si analist specialist dhe paguhet aty. Qartazi ajo çfarë tha me këtë kontratë janë konflikt i pastër interesi. Trajneri Gjoka u pyet edhe në Super Sport për mbrojtjen tejet të dobët për të cilën sapo janë harxhuar miliona lekë por aty nuk bëri asnjë fyerje. E njëjta pyetje u bë nga kolegu im por Gjoka shpërtheu me fyerjen e tij duke thënë se "vij nga një studio superprofesioniste tek ju". Kjo nuk mund të pranohet asnjëherë jo vetëm nga Gjoka por kushdo që të jetë. Profesor Gjoka jam unë që të kam ftuar për t'u njohur në ditët e para sapo erdhe në Shkodër, jam unë që të mirëkuptova pasi gabove herën e parë me intervista të njëanshme, jam unë që pasi të kërcënuan jo vetëm sms por edhe të mbështeta publikisht dhe dënova me forcë atë fenomen të qelbur të kërcënim të një trajneri ndoshta duke folur edhe më shumë se duhet por edhe i vetmi. Nëse e gjitha kjo të duket amatore atëherë problemi është tek përceptimi i gjërave ose ka një qëllim që nuk e dimë.
Ajo që ndodhi është një episod kalimtar ndërsa mjafton që kushdo të kërkoj në google emrin tim dhe do njihet me qindra materiale, qëndrimet për Vllazninë dhe atëherë do qetësohen dhe kuptojnë qoftë aftësitë profesionale dhe çfarë do tjetër. Kronikat, lajmet dhe shkrimet e mia, me fakte dhe dokumente kanë patur efektin e duhur jo vetëm në Shkodër shpesh herë por edhe rang kombëtar.
Ndër të shumtit që kanë folur është edhe Roland Luçi, ish-futbollist dhe ish-trajner i Vllaznisë. Profesori ka marr një zell të paparë që përveç mendimit të lirë shpreh prej kohësh edhe një lloj mllefi personal kundër meje duke shtuar pjesë si paaftësia, intervistues dhe gjëra të këtij lloji. Kur erdhi si trajner i Vllaznisë në një prej herëve ka qenë vetë Rolandi ai i cili më kontaktoi për t'i mundësuar një punë gazetareske, një dalje në media. Atëherë kur kisha një moshë edhe më të re profesori lëshonte lavde pafund duke më cilësiar jo vetëm si profesionist por edhe për karakterin tim. Atëherë kur i nevojitesha profesorit isha profesionist, i mirë dhe shumëçka. Atëherë nuk isha i paaftë për profesorin ndërsa sot po, atëherë isha gazetar ndërsa sot jo sipas profesorit, atëherë isha i mirë ndërsa sot i keq sipas profesorit. Dashamirësinë e tij ndaj meje e ka treguar edhe me dhjetra komente në facebook në shumë statuse e shkrime që kam bërë. Kohët e papritur pa patur asnjë komunikim nuk e kuptoj përse profesori ka ndryshuar duke u shprehur me mllef dhe