Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Interi e nisi me këmbën e gabuar Botërorin e Klubeve, reagon Kristjan Asllani: Mëkat…

Shkruar nga NEWSPORT
Interi e nisi me këmbën e gabuar Botërorin e Klubeve, reagon
Kristjan Asllani

Skuadra e Interit nuk arriti ta niste me fitore aventurën në Botërorin e Klubeve. Zikaltërit u ndalwn në një barazim me shifrat 1-1 kundër Monterrey. Sigurisht që ky përfundim nuk i lë shije të mirë ekipit italianë, aty ku pritej fitorja dhe 3 pikët.

Kristjan Asllani u vlerësua me notë pozitive kundër skuadrws meksikane, i cili pas ndeshjes foli në zonën e prononcimeve. Mesfushori shqiptar u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por nuk deshi ta dramatizojë situatën:   

“Ka mjaft gjëra pozitive, për fat të keq pësuam gol me një goditje standarte. Mëkat, pasi kishim shumë dëshirë që ta nisnim me tre pikë, të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Nuk ka shumë ndryshim mes asaj që kërkon Chivu dhe asaj që na kërkonte Inzaghi. Kemi luajtur me të njëjtin modul me të cilin kemi luajtur në vitet e fundit.

Padyshim na kërkon të bëjmë më shumë trysni te kundërshtari, sot u treguam të aftë duke e bërë një gjë të tillë. Goditjet standarte në zonë i provuam vetëm për një ditë ndaj padyshim që ka gjëra për të përmirësuar, sipas meje gjendja fizike është shumë pozitive, disa kanë qenë me kombëtaret.

Ndoshta ka pak lodhje, por mendore, që nuk duhet të na kushtëzojë. Duhet të punojmë më shumë pasi duam të kalojmë grupin. Sistemi me dy mesfushorë? Mund të luajmë edhe në atë mënyrë, e kemi bërë edhe vitin e kaluar në ndeshje të ndryshme. Kjo nuk duhet të ndryshojë atë që duam ne, e cila është fitorja.

Ishte një pjesë e parë e vështirë për shkak të vapës, por kjo vlente edhe për skuadrën tjetër. Duhet të përshtatemi me atë që kërkon trajneri, të përmirësojmë në presionin dhe të shkojmë përpara dhe të luajmë thuajse një kundër një. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë përmirësohemi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga