
Marcus Bettinelli
Pasi ndanë përfundimisht rrugët me Scott Carson ditën e djeshme, Manchester City ka marrë firmën e një tjetër porieri. Marcus Bettinelli është tashmë lojtari më i ri i “qytetarëve”.
Lajmi është bërë i ditur vetë nga Manchester City përmes një postimi në faqen zyrtare. Portieri 33-vjeçar është bërë pjesë e ekipit të Guardiolës, me të cilët ka firmosur një kontratë 1-vjeçare.
Më parë, Bettinelli ka bërë pjesë në klube angleze si Fulham, Dartford, Accringhton, Middlesbrought dhe Chelsea së fundmi. Sezonin që lamë pas, anglezo-italiani nuk luajti asnjë ndeshje me “Blutë e Londrës”.
View this post on Instagram
Poll