Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Manchester City prezanton pasuesin e Pep Guardiolës! Ka drejtuar rivalin në Premier League, zbulohen detajet

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Manchester City prezanton pasuesin e Pep Guardiolës! Ka drejtuar
Manchester City

Vetëm para pak minutash, klubi i Manchester City ka prezantuar trajnerin e ri, bëhet fjalë për Enzo Marescan. 46-vjeçari italian ka firmosur me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2029, pra kontratë 3-vjeçare. Maresca ka detyrën e vështirë në “Etihad Stadium”, të zëvendësojë denjësisht Pep Guardiolën.

Ai ka punuar me Guardiolën te Manchesteri në pozitën e asistentit dhe është pikërisht ky detaj që duket se ka bindur drejtueisit e City-t për t’i besuar “frerët” italianit.

“Manchester City është një klub që e njoh shumë mirë dhe kështu që të kem mundësinë të menaxhoj këtë skuadër është një mundësi brilante për mua. City është një klub futbolli i drejtuar jashtëzakonisht mirë. Çdo gjë që ata bëjnë është inovative, e planifikuar dhe e qëllimshme.

Për një menaxher, kjo është një situatë ëndrrash. Ajo ofron konsistencën që më duhet për të bërë punën time në mënyrë efektive. Mezi pres të filloj trajnimin.

Unë dua që ne të fitojmë, të luajmë futboll të mirë, të shijojmë presionin e përfaqësimit të Manchester City”, ishin fjalët e para të Marescës te nënkampionët e Premier League. “Timonieri” në fjalë ka drejtuar më herët Chelsean në Premier League.

Poll

Lexo gjithashtu