Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Burnley në “pikë të hallit”! Dështon tratativa me trajnerin e Uellsit, ekipi i Armando Brojës kthen sytë te alternativat për stolin

Shkruar nga NEWSPORT
Burnley në “pikë të hallit”! Dështon tratativa
Burnley

Sezonin e ardhshëm Burnely do ta luajë në Championship. Skuadra në të cilën aktivizohet edhe Armando Broja nuk ia doli që të mbetet në elitën e futbollit anglez dhe do të provojë t’ia nisë nga e para, ndërsa priten edhe shumë ndryshime në organikë.

Fillimisht, duhet sqaruar se kush do të ulet në pankinë, pasi Scott Parker u shkarkua dhe drejtuesit janë duke bërë ende vlerësime.

Më herët u raportua se Craig Bellamy, momentalisht trajneri i Kombëtares së Uellsit, ishte shumë pranë akordit për të firmosur por, nga “Sky Sports News” shkruajnë se dhe kjo pistë ka rënë dhe klubi anglez po kthen sytë te alternativat. Dy profile të tjera që po vlerësohen janë Steve Cooper dhe Rob Edwards.

Mbetet për t’u kuptuar se çfarë rrjedhe do të marrë dhe e ardhmja e vetë Armando Brojës, sulmuesit të Kombëtares, për të cilin ka patur edhe telefonata nga Italia për të nënshkruar me Cagliarin. Megjithatë, ende nuk ka diçka konkrete, pavarësisht se dëshira e shkodranit është që të provojë një tjetër destinacion.

Poll

Lexo gjithashtu