Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Liverpool drejt “shërimit”, gjiganti i sulmit rikthehet në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT
Liverpool drejt “shërimit”, gjiganti i sulmit rikthehet në
Liverpool, 2025-2026

Liga e Kampionëve e cila vendosi përballë njëra-tjetrës Liverpooli dhe Eintracht Frankfurt, përveç fitoreve dhe golave, vrulli i ndeshjes nuk solli më të mirën aq më pak për sulmuesin suedez Alexander Isak.

Sulmuesi suedez, i cili u transferua nga Newcastle për një shumë rekord britanike prej 125 milionë paundësh, u tërhoq në pushimin e pjesës së parë të fitores 5-1 të mërkurën, pas një dëmtimi të cilin ndjeu në kofshë.

Ndërsa pritjes apo “merakut”  për të ditur se si paraqitet gjendja e sulmuesit e ka shuar trajneri i Liverpool, Slot ku i pyetur në një intervistë ka thënë se vetëm tani Isak mund të gjykohet drejtësisht.

“Le të shpresojmë se nuk është aq keq, por ai duhej të largohej sepse e ndjeu ijën. Shumë njerëz donin që ai të luante më shumë dhe ne të gjenim ekuilibrin, por për fat të keq sot ky ekuilibër nuk funksionoi në mënyrë perfekte për ne. Por le të shpresojmë për më të mirën”, tha Slot.

Edhe pse gjendja e tij mund të jetë premtuese trajneri ende kërkon më shumë kohë për ta parë sërish sulmuesin në gjendje e tij më të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu