
Armando Broja
Një ditë pas triumfit në finalen e Conference League, Chelsea nuk e ka ndërmend të bëjë pushim. “Blutë e Londrës” kanë vepruar së fundmi në merkato duke arritur akordin me një sulmues.
Bëhet fjalë për Liam Delap që është tashmë një hap larg transferimit në Londër. Lajmin e bën të ditur eksperti i merkatos Fabrizio Romano. Chelsea ka vendosur të paguajë klauzolën e tij prej 30 milionë paundësh.
Një lajm aspak i mirë ky për Armando Brojën, të cilit do t’i shtohet konkurrenca në ofensivën e Chelseas. Rikujtojmë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të rikthehet në Londër pasi i ka përfunduar huazimi tek Evertoni.
View this post on Instagram