Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E BUJSHME/ 67.5 milionë euro “hidhen poshtë”, Liverpool refuzon ofertën e Bayern Munich për yllin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 67.5 milionë euro “hidhen poshtë”, Liverpool
Luis Diaz

Luis Diaz nuk lëshohet lehtë nga Liverpool. Klubi anglez nuk e ka në plan të heqë dorë lehtë nga sherbimet e sulmuesit kolumbian, për të cilin pagoi te Porto plot 54 milionë euro në vitin 2022.

Së fundmi, “The Reds” kanë refuzuar ofertën e parë zyrtare, e cila erdhi nga Bayern Munich. Këta të fundit ofruan plot 67.5 milionë euro për shërbimet e 28-vjeçarit, por kjo ofertë u hodh poshtë.

Tashmë mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes klubeve, teksa vlen të theksohet se në garë është edhe Barcelona.

Në sezonin që lamë pas, 28-vjeçari kolumbian bëri mjaft mirë me Liverpool. Në 50 ndeshje që mori pjesë, Luis Diaz ia doli që të shënonte 17 gola dhe të asistonte në 8 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga