
Arsenal - Manchester United duel nga sezoni i kaluar
Ditën e sotme do të luhen të tjera takime në Premier League që janë të vlefshme për javën e parë të kampionatit. Kështu 3 ndeshje mjaft të rëndësishme, ku në fushë do të zbresin ekipet “big”.
Në orën 15:00 do të luhen dy përballje. Chelsea do të presë në shtëpi skuadrën e Crystal Palace, ndërsa Nottingham pret Brentford.
E gjithë vëmendja më pas do të kalojë te dueli i “titanëve” mes Manchester United dhe Arsenal. Takim që do të luhet në orën 17:30 dhe që premton të jetë e luftuar. Ekipet kërkojnë ta nisin sezonin me këmbën e mbarë dhe në fushë do të hyjnë vetëm për 3 pikët.

Poll