Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Më premtuan stolin, por...” De Biasi rrëfen momentin kur iu afrua stolit të Italisë në vitin 2016: Pasi ndryshuan vendimin, ndërpreva kontaktet

Shkruar nga NEWSPORT
“Më premtuan stolin, por...” De Biasi rrëfen momentin kur
Gianni De Biasi

Gianni De Biasi është rikthyer pas në kohë gjatë një interviste të dhënë për Fanpage, nga ku ka treguar se çfarë ndodhi realisht në vitin 2016, periudhë kur ai vazhdonte të ishte nën kontratë me Kombëtaren shqiptare.

Sipas tij, drejtuesit e federatës e kishin telefonuar shpesh për ta emëruar në stolin e Kombëtares italiane, por ndryshuan vendim në çastin e fundit.

“Ishte viti 2016 dhe kisha krijuar bindjen se do të bëhesha trajneri i ri i skuadrës kombëtare. Pata një sërë telefonatash dhe takime private me Federatën italiane, të cilët më donin në vend të Antonio Contes, i cili kishte lajmëruar më parë se pas Kampionatit Europian në Francë do t’i bashkohej Chelseat.

Në njërën anë më duhej të mbaja ekipin e përqëndruar dhe nuk doja të krijoja konfuzion sepse raportet do të prisheshin, ndaj dhe jam përpjekur t’i mbaj gjërat sa më të izoluara.

Në fund ato shkuan dhe zgjodhën Venturën. Aty ndodhi i gjithë episodi që më bëri të ndihesha keq dhe kështu ndërpreva gjithë kontaktet”, shpjegoi De Biasi.

Më pas, ish-trajneri i kuqezinjve ka komentuar dhe paraqitjet e Italisë këto kualifikuese dhe ndikimin e Gennaro Gattusos si trajner i saj.

“Është përshtatur natyrisht. I njeh dinamikat që e rrethojnë skuadrën. Një mundësi që nuk vjen shpesh dhe ai e kapi në kohë. Nuk ka qenë me fat në disa momente, por ka mbajtur skuadrën të bashkuar dhe me krenarinë e duhur”, përfundoi De Biasi.

Kujtojmë se tekniku italian udhëhoqi Shqipërinë drejt Europianit të Francës duke përfunduar të tretët në grup pas Francës dhe Zvicrës. 

Poll

Lexo gjithashtu