Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Italia nis CIKLIN e ri, pas Gravinës e Buffon vjen radha e Gattusos! Trajneri jep dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Italia nis CIKLIN e ri, pas Gravinës e Buffon vjen radha e
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso nuk do të jetë më trajner i Italisë. Federata italiane e Futbollit ka dalë me njoftiimin zyrtar në të cilin ka komunikuar "zgjedhjet" e treshes Gravina-Buffon-Gattuso.

Fillimisht ishte Gabriele Gravina që njoftoi dorëheqjen nga posti i kreut të federatës, për t'i lënë vend më pas Gianluigi Buffon dhe tashmë trajnerit i cili lë vakant stolin për emrin që do ta pasojë. 

Dorëheqjet ishin të pashmangshme, të cilat erdhën si kosto e rëndë e finales së humbur përballë Bosnje Hercegovinës, çfarë solli dhe largimin nga Kupa e Botës për të tretën herë radhazi. 

Një revolucion pritet të nisë tek Azzurrët, ndërsa fillimisht mbeten për tu pritur zgjedhjet për kreun e Federatës italiane më 22 qershor, për të vendosur më pas emrin që do të udhëheqë italianët drejt kualifikueseve të radhës. 

Poll

Lexo gjithashtu