
Ernest Muçi dhe Milot Rashica
Milot Rashica është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Besiktas po luan në shtëpi përballë Athletic Bilbao. Sfida e vlefshme për raundin e 7-të të grupit të Europa League, është momentalisht 1-0.
Ishte pikërisht Rashica ai që shënoi golin për të tijët, që deri më tani është i vetmi i sfidës. Pas një topi të marrë nga Rafa Silva, sulmuesi shqiptar e dërgoi atë në fundin e rrjetës së portës kundërshtare.
Një gol që çoi peshë të gjithë stadiumin dhe shqiptarin tjetër, Ernest Muçin, i cili shkoi dhe e përqafoi i pari Rashicën. Kujtojmë se Solskjaer i ka graduar dy shqiptarë titullarë.
Poll